Pas kurimit prej disa javësh në Turqi, deputeti Enver Roshi shërohet nga...

Pas kurimit prej disa javësh në Turqi, deputeti Enver Roshi shërohet nga koronavirusi

183
0
Shares

Deputeti i opozitës, Enver Roshi ka fituar betejën me koronavirusin, pasi një periudhe të gjatë dhe të vështirë që kaloi.

Kreu i komisionit të Shëndetësisë, pasi rezultoi pozitiv me COVID-19 më 28 korrik u dërgua për mjekim më të specializuar në Turqi, pasi pati komplikacione me shëndetin.

Roshi përmes një mesazhi në rrjetet sociale nuk ka nguruar që të falënderojë mjekët për punën e tyre. “Nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për kujdesin dhe trajtimin mjekësor, ndjehem shumë i emocionuar. Qenia mjek dhe profesor në fakultetin e mjekësisë por njëkohësisht dhe në politikë më bën ta shoh më gjerë jetën tashmë jo vetëm si njeri i thjeshtë por edhe si mjek. Unë pata fatin që të shpëtoj nga Covid në spitalin tuaj, nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohjen për cilësinë e trajtimit”, shprehet Roshi në mediat sociale.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY