Në skaf me 17-vjeçaren që u gjet e mbytur, ndalohet i riu...

Në skaf me 17-vjeçaren që u gjet e mbytur, ndalohet i riu në Velipojë

194
0
Shares

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka fshehur ngjarjen ku një vajzë 17-vjeçare u gjet e mbytur ditën e djeshme në Velipojë.

Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë bashkë duke udhëtuar me skaf dhe vajza ka rënë nga skafi.

Djali është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk ka treguar asgjë për këtë fakt.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: – I. B., 25 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Njesia Administrative Postrribë Shkodër.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se më datën 19.08.2020, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Vilu, plazh Velipojë Shkodër, ky shtetas ka hyrë në det me motorr uji të marrë me qera së bashku me shtetasen E. D., 17 vjeçe, banuese në Bathore.

Rreth orës 16:30, ky shtetas ka dalë në breg pa motorrin e ujit duke lënë të mbytur në ujë shtetasen E. D., e cila kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e saj,-thuhet ne njoftimin e policise.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY