FOTO & EMRI/ Itali, vrau shqiptarin, prokurori: 1 vit e 8 muaj...

FOTO & EMRI/ Itali, vrau shqiptarin, prokurori: 1 vit e 8 muaj burg policit dhe 2.5 milionë euro familjes

87
0
Shares

Prokuroria e qytetit të Ankonës në Itali ka kërkuar dënimin me 1 vit e 8 muaj burg ndaj policit italian, i cili në natën e 1 shkurtit 2015 qëlloi për vdekje grabitësin shqiptar Korab Xheta 24 vjeç (në foto).
Gjithashtu, Prokurori ka vendosur që polici italian duhet të paguaj një dëmshpërblim ndaj nënës e 3 vëllezërve të viktimës në shumën 2 milionë e 500 mijë euro.
Ngjarja ka ndodhur në provincën e Ankonës kur një patrullë policie ka sinjalizuar një automjet Suv të bardhë Mercedes e vjedhur, me në bord 3 persona që sapo kishin kryer një grabitje në komunën e Pian Volpello di Castellone në provincën e Ankonës,
Policia italiane është vënë në ndjekje të automjetit, i cili nuk i është ndalur autostopit të tyre.
Pas një shkëmbimi zjarri mes grabitësve e forcave italiane të rendit ka mbetur i plagosur rëndë në kokë Korab Xheta 24 vjeç, i cili më pas është braktisur nga bashkëpunëtorët e tij së bashku me automjetin Mercedes.
Pas 4 ditësh agoni, Xheta ndërroi jetë në spitalin e Ankonës. Akuza ndaj policit italian është “vrasje e qëllimshme”, pasi nuk duhej të qëllonte në drejtim të makinës në bordin e së cilës po udhëtoni 3 keqbërësit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY