“Likuidim total, dyqani mbyllet, jepet me qira”, Teliti sjell pamjet: Qeveria ka...

“Likuidim total, dyqani mbyllet, jepet me qira”, Teliti sjell pamjet: Qeveria ka dënuar me vdekje biznesin

122
0
Shares

Keto jane pamjet qe denoncon Partia Demokratike. Dorian Teliti sjell gjendjen reale te biznesit, e cila sipas tij, eshte ne situate te veshtire.

Ai rendit problemet si: Kontrolle te shpeshta te taksidareve, shpeshhere te veshura me arrogancen e pushtetit, kostot e rritura per procedurat e komplikuara te deklarimeve, kostot shtese per energji, taksat e tarifat vendore te rritura me disa here, te cilat sipas tij  kane renduar bilancin e bizneseve te vogla duke e kthyer ate jo me nje biznes fitimprures.

Dhe te mos mjaftonte, efektet shtese negative te pandemise, renia e ndjeshme e konsumit pasi njerezit kane humbur vendet e punes e nuk kane para ne xhep, mbeshtetja qesharake e qeverise me te deshtuar ne rajon e me gjere ndaj bizneseve te vogla ne keto muaj tejet te veshtire, veshi shurdh “surrel-ist” perpara thirrjeve per ndihme, braktisja e ekonomise dhe shtresave me vulnerabel me paketat me te ulta ne rajon, tashme i kane dhene goditjen finale qindra e mijera bizneseve familjare.

Ngado qe shkojme, kedo qe takojme, cilindo qe pyesim, na thote te njejten gje…nuk mundemi me…nuk ja dalim dot. Te duash vendin tend eshte patriotizem, ndersa ti dalesh per zot eshte detyrim.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar e kane te qarte sfiden qe i pret, e shikon me sy dhe e prek çdo dite realitetin e hidhur te shqiptareve te zhgënjyer dhe te vjedhur nga qeveria e tyre”,shprehet ai.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY