“Zvarriten hetimet për të pushuar çështjen”, PD: Zyrtarët që konsumojnë kokainë,...

“Zvarriten hetimet për të pushuar çështjen”, PD: Zyrtarët që konsumojnë kokainë, modeli i qeverisjes së Ramës

137
0
Shares

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit te gjykates per te pushuar ceshtjen e Lefter Alles, kryebashkiakut qe u kap duke pire kokaine.

Çlirim Gjata nga selia e PD u shpreh se zyrtarët që konsumojnë drogë, modeli i qeverisjes së Edi Ramës.

Ai thote se një përdorues kokaine do të vazhdojë të jetë në krye të Bashkisë, duke mos bërë dallim nga tutori i tij politik në krye të qeverisë.

Një kryebashkiak i droguar apo një kryebashkiak me të kaluar kriminale, që trafikon gra dhe vajza, një kryebashkiak përdhunues apo një kryebashkiak trafikant droge është modeli që ofron Edi Rama në qeverisje. Kryebashkiaku i Bulqizës është pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën e kokainës.

Ai ka përgjegjësinë politike për përzgjedhjen e këtyre individëve që nuk përfaqësojnë qytetarët shqiptarë. Edi Rama duhet të kishte ushtruar përgjegjësinë ligjore për shkarkimin nga detyra të Lefter Allës dhe jo të zvarriste hetimet e pastaj t’i mbyllte ato, duke bërë njerëzit për të marrë dhe duke u thënë se kryebashkiaku që shikoni në video nuk po konsumon drogë.

Përdorimi i kokainës në ambiente publike nga Edi Rama i Bulqizës provon, për fat të keq, degradimin e Partisë Socialiste nga një parti politike në një bandë trafikantësh dhe përdoruesish droge.

Ndarja e politikës nga krimi është emergjencë kombëtare”,-shprehet Gjata.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY