Videoskandali i kokainës, pse SPAK pushoi hetimet për Lefter Allën

Videoskandali i kokainës, pse SPAK pushoi hetimet për Lefter Allën

103
0
Shares

SPAK-u pushon hetimet për ish-kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, ndaj të cilit rëndonin dyshimet për prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike.

Hetimet ndaj të zgjedhurit vendor nisën në janar të këtij viti, menjëherë pas publikimit të një videoje, ku pretendohej se shfaqej Lefter Alla duke konsumuar kokainë në banakun e një lokali.

Në dosje thuhet se ekspertët dolën në konkluzionin se filmimi nuk është marrë drejtpërdrejt nga pajisja regjistruese, por është regjistruar me aparat celular, nga ekrani i një kompjuteri, ndaj për këtë arsye, nuk mund të përcaktohet qartë data dhe ora reale e regjistrimit, si dhe nuk mund të identifikohen personat që shfaqen në të.

Nga analiza e të gjitha veprimeve hetimore të kryera, rezulton se nuk mund të realizohet identifikimi i shtetasit që paraqitet në pamjet filmike dhe aq më tepër që ai të jetë Lefter Alla”, thuhet në dosje.

Nga shqyrtimi në tërësi i akteve dhe provave, thekson prokurori Ened Nakuçi, çështja penale duhet pushuar, pasi fakti nuk përmban element të veprës penale. Dosja i është dorëzuar Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe pritet që në shtator gjykatësi Sandër Simoni të dalë me vendim. Pasi të shqyrtojë dosjen, ai do të vulosë edhe fatin e hetimeve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY