MAQEDONI/ Arrihet marreveshja per qeverine, caktohet koha kur Kryeministri do te jete...

MAQEDONI/ Arrihet marreveshja per qeverine, caktohet koha kur Kryeministri do te jete shqiptar

126
0
Shares

LSDM dhe BDI kanë arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë, njoftuan ne deklarata te vecanta liderët e partive Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti. Marreveshja u arrit pas nje takimi mbi dy ore në Klubin e Deputetëve në Shkup.
Marrëveshja do të dorëzohet te organet më të larta të partive që të njëjtët ta miratojnë, njofton portalb.mk.

Zaev deklaroi se kryeministri i ardhshëm do të jetë me mandat 4-vjeçar dhe ai do të jetë kryeministër, ndërkaq në 100 ditët e fundit të mandatit, BDI do të propozojë kuadër për kryeministër.

“Sot e përfunduam këtë marrëveshje dhe të gjitha atributet i prezantuam. Në vetë marrëveshjen, BDI ka treguar madhështi dhe guxim për ardhmërinë e të gjithë qytetarëve dhe shtetit. Gjatë këtij guximi, është konstatuar që unë ta kem nderim të jem kryeministër me mandat 4-vjeçar. Pjesë e marrëveshjes është edhe shfuqizimi i qeverisë teknike për çka edhe VMRO-DPMNE që të japë mbështetje. Për shkak të kësaj madhështie të BDI-së, tregova madhështi që në 100 ditët përpara zgjedhjeve të emërohet kryeministër i propozuar nga BDI”, theksoi Zaev.

Ahmeti tha se e uron Zaevin për vendimin e guximshëm që të ketë 100 ditë kryeministër shqiptar. Nderkohe qe ndarja e posteve nuk eshte vendosur ende. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY