“Deklarata e qeverisë për rihapjen e shkollave e nxituar”, Ish-deputetja: U bë...

“Deklarata e qeverisë për rihapjen e shkollave e nxituar”, Ish-deputetja: U bë nën presionin e vazhdueshëm të PD

109
0
Shares

Menjehere pas daljes se dy ministreve, te cilat folen per hapjen e shkollave, ka ardhur reagimi nga Partia  Demokratike, e cila duhet te themi ishte promotore e levizjes se institucioneve pas apelit te here pas hershem per te publikuar planin e hapjes se shkollave.

Albana Vokshi shprehet se dalja e dy ministreve sot, e veshtiresoi akoma me shume situaten, duke i lene pjesen me te madhe te paqarte. Ajo kerkon publikimin e masave konkrete dhe te strategjise se plote.

“Një qeveri me plan, e cila nuk vepron në panik dhe nuk improvizon, do të kishte publikuar sot udhëzuesin e detajuar për rihapjen e shkollave në kushtet e pandemisë.

• Sa të gjata do të jenë orët e mësimit?
• Me sa turne do të jetë mësimi në Tiranë, ku shumica e shkollave janë me dy turne?
• Me sa nxënës do të jetë një klasë?
• Ku do të mësojnë nxënësit e shkollave të shkatërruara pas tërmetit?
• Me rritjen e numrit të klasave me turne, sa është numri i mësuesve dhe ndihmës mësuesve që do të punësohen?
• Cili është protokolli i sigurisë që do ndiqet në cdo shkollë dhe masat mbrojtëse që do sigurohen nga qeveria?
• Mbi të gjitha, sa është buxheti shtesë për të përballuar pandeminë në shkolla?”,-shprehet Vokshi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY