‘Ja shkaqet dhe arsyet pse ministrat Cakaj, Majko dhe Lleshaj duhet të...

‘Ja shkaqet dhe arsyet pse ministrat Cakaj, Majko dhe Lleshaj duhet të japin dorëheqjen’

88
0
Shares

Nga Aleksander Biberaj

Lavdi Zotit me ne fund kriza ne kufirin grek u zgjidh, dhe kushdo qe kontribuoi ne zgjidhjen e saj meriton falenderime respekt dhe mirenjohje. Por qe te mos ndodhe si gjithmone qe kalojme nga nje krize ne nje tjeter me kosto dhe humbje, kriza keto te shkaktuara nga papergjegjshmeria, neglizhenca dhe keq-qeverisja, do t’i propozoja shume sinqerisht ministrave Cakaj Majko dhe Lleshaj si kolege, pa asnje ngarkese, konetacioni apo objektivi politik qe te japin doreheqje, duke i’u kerkua falje qytetareve qe vuajten ne kufirin grek por edhe nje kombi te tere qe ndoqi per dite te tera me shume shqetesim tragjedine qe po luhej ne vitin 2020 ne “portat greke”.

Dhe do perpiqem qe ta argumentoj shkurtimisht se pse ata duhet te japin doreheqje? Ministria e Jashme eshte njoftuar qe me daten 5 gusht per vendimin e qeverise greke, nderkohe qe jo vetem nuk ka njoftuar qytetaret shqiptare te interesuar dhe as ministrite dhe dikasteret e tjera, por nuk ka marre asnje mase paraprake, gje qe coi ne krizen ne kufi. Edhe kur ndodhi kriza nuk kemi njoftim zyrtar qe Ministri i Jashtem beri ndonje perpjekje me homologun grek per zgjidhjen e krizes. E njejta gje mund te thuhet edhe per Ministrin e Emigracionit qe u be dje i “gjalle” duke “falenderuar” ministrat Xhacka dhe Lleshaj per arsye qe i din vetem i ” madhi” Majko, arsye qe kane te njejten llogjike sic duket si ne rastin e prishjes se teatrit kombetar, kohe kur Majko nuk foli se “e kishte gojen me probleme”!? Xhacka me sa duket duhet “falenderuar” per rruget vajtje-ardhje vakance detare-Kakavije!? Po Lleshaj, apo per “punen e shkelqyer te policise rrugore dhe te rendit”, qe “kurseu” jeten e Samuelit 10-vjecar!?

Besoj se per arsyet e lart-permenduar Ministri Cakaj dhe Majko duhet te japin doreheqje te parevokueshme dhe t’iu kerkojne falje qytetareve dhe kombit per ate qe ndodhi me Kakavije dhe Kapshtice. Ndersa Ministri Lleshaj duhet te jape doreheqje per keq-menaxhim te situates nga policia rrugore dhe ajo e rendit, me pasoja humbjen e jetes se 10-vjecarit. Natyrisht qe doreheqja eshte nje akt krejt personal, por do te gjykoja se doreheqja do te tregonte edhe pendese, edhe brerje/vrasje ndergjegje, etike, pergjegjshmeri por edhe dinjitet dhe personalitet.

Une kam qene nder ata politikane qe ndonese jam dhe mbetem i djathte ne filozofine, ideologjine dhe aktivitetin tim politik 30- vjecar, dhe nuk kam bashkepunuar kurre ne asnje lloj forme me te majten, kam pasur kurajon qe t’i falenderoj koleget e majte pa asnje lloj kompleksi apo paragjykimi, kur i kane sherbyer interesit popullor dhe atij kombetar. Edhe per keta kolege jam shprehur pozitivisht kur e kam gjykuar te drejte nje gje te tille. E fundit, nisur nga eksperiancat e mia ne pozicionet nderkombetare si Zv. President i Asamblese Parlamentare te KE-se, Zv. President i Grupit Parlamentar te PPE-se, Monitorues dhe Raporter i KE-se per vendet e Europes Jug-Lindore, perfshire edhe monitorimin dhe menaxhimin e krizave nderkombetare dhe nder-kufitare si kjo e jona apo edhe me te renda perfshire edhe konfliktet e armatosura, do te gjykoja se ne cdo vend te Europes po te ndodhte kjo qe ndodhi, keta ministra do te jepnin doreheqje.

Gjithsesi per ta mbyllur, doreheqja mbetet ne ndergjegjen e tyre civile, qytetare, intelektuale dhe politike, nese jane sadopak “te lire” edhe nga “lideri global”, i cili “po zgjidh” konfliktet globale, perfshire edhe krizen politike te siamezit Llukashenko ne Bjellorusi, dhe s’kishte kohe te merrej me krizen ne kufirin grek:) Kolege CAKAJ, MAJKO, LLESHAJ, populli thote “me mire luan nje dite se sa lepur gjithe jeten” dhe nuk i’u del keq po degjuat ndonjehere edhe popullin!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY