Rama shfajësohet: Hapja e shkollave çështje delikate, jo pak vende të botës...

Rama shfajësohet: Hapja e shkollave çështje delikate, jo pak vende të botës kanë vendosur ende

126
0
Shares

Shkollat do të hapen në muajin shtator me një protokoll strikt anti-covid, keshtu deklaruan ministret, Manastirliu dhe Shahini.

Nderkaq, Kryeministri Edi Rama ka shkruar në rrjetet sociale per tu shfajesuar se të gjitha vendet e botës po diskutojnë për këtë çështje delikate ndërsa shton se jo pak vende janë ende pa vendim sa i përket kësaj çështje.

Ai shprehet se çdo hap drejt hapjes së shkollave po koordinohet me përgjegjësi maksimale.

“Shkollat do të hapen. Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një komunikim për situatën, arsyetimin tonë dhe masat paraprake që po merren për hapjen shkollave, në kushtet kur të gjitha vendet e botës po diskutojnë këtë çështje delikate dhe kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për hapjen e shkollave apo jo pak vende nuk kanë vendosur ende, nëse do t’i hapin.

Çdo hap drejt hapjes së shkollave dhe mbrojtjen e shëndetit nga ky vendim i vështirë, po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet, për garantimin e masave të distancimit social dhe protokolleve të sigurisë, si edhe vlerësimin dinamik të situatës epidemiologjike në vend”,-shkruan Rama.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY