DETAJE/Njëri nga vëllezërit që vranë shokun e tyre, i përfshirë në grupin...

DETAJE/Njëri nga vëllezërit që vranë shokun e tyre, i përfshirë në grupin që rrahu policët me leva hekuri

350
0
Shares

Sebastian Smakaj është zyrtarisht autori kryesor i ngjarjes së mbrëmshme në Shkodër, ndërsa është shpallur në kërkim së bashku me të vëllain, Stjuart Smakaj, 23-vjeç.

Ky i fundit rezulton të jetë shoku i ngushtë i Gledis Krajës që mbeti i vrarë nga atentati i mbrëmshëm, ndërsa koncidon të jetë edhe në të njëjtën moshë me viktimën, ç’ka në njëfarë mënyrë provon miqësinë e tyre të hershme.

Por ndryshe nga i vëllai, Sebastiani që dyshohet se ka shkrepur armën, emri i Stjuartit rezulton të këtë pasur probleme me drejtësinë. Faxweb mëson se 23-vjeçari, është një nga 4 të arrestuarit e një ngjarjeje të ndodhur në vitin 2015 në Shkodër ku të rinjtë kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës për dhunim të forcave të rendit.

Ata kanë sulmuar punonjësit e policisë me levë hekuri dhe sende të tjera metalike dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë tre punonjës policie ndërsa ngjarja në atë kohë ka ndodhur pikërisht rreth orës 00.50 në lagjen Perash të njëjtën lagje ku ndodhi krimi i mbrëmshëm.

Gjatë konfrontimit është dëmtuar lehtë edhe shtetasi Stjuart Smakaj, i cili e kapërcej rrezikun për jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Zbardhja e ngjarjes se djeshme dhe identifikimi i autorëve si dhe ngritja e patrullave dhe grupeve të kërkimit pritet të finalizohet me arrestimin e autorëve, gjë e cila do të hidhte dritë edhe mbi shkaqet e ngjarjes.

Mësohet se Kraja kishte shok të ngushtë të vëllain e Sebastian Smakajt, Stjuartit ndërsa shoqërohej edhe me këtë të fundit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY