Pollo sjell ne vemendje: Kreu i rradhes se OSBE do hetohet per...

Pollo sjell ne vemendje: Kreu i rradhes se OSBE do hetohet per vjedhje votash, nuk mund te ofroje ndermjetesim ne Bjellorusi

77
0
Shares

Ish deputeti i PD, Genc Pollo ka sjelle ndermend sot se kryetari i rradhes se OSBE, miqte e tij ne parti, pritet te hetohen per vjedhje votash sipas kushtit te Keshillit Evropian. Prandaj ngjan qesharake deklarata e Rames per ndermjetesim ne krizen postzgjedhore ne Bjellorusi, ku Presidenti Lukashenko vodhi votat.

“Shpresoj që OSBE të jetë e dobishme për popullin bjellorus, për të drejtat e liritë e qytetarëve të atij vendi. Ngjarjet në Minsk më kujtojnë Dhjetorin 1990!
Por prit! Të shohim aktualitetin me sy të hapur e me këmbë në tokë.
Kryetari i Rradhës i OSBE-së, zoti Rama bën thirrje për zgjedhje të lira e ndershme në Bjellorusi
A mërzitet kush po t’ju kujtoj një fakt: që Këshilli Europian (liderët e Bashkimit Europian) vuri kusht në prill të këtij viti që shokët e partisë së Kryetarit të Rradhës duhet tē dalin në gjyq për vjedhje votash. Ky është vetëm një ndër 15 kushtet për çeljen e negociatave
Mendoni për këtë kur të mendoni për apelin e zotit Rama ndaj zotit Lukashenka”, komenton Pollo.

Ne nje postim ne rrjetet sociale, Pollo ka bashkengjitur edhe deklarimin qesharakt te Rames per gadishmerine e tij per ndermjetesim ne Minsk. Linku: http://www.panorama.com.al/protestat-e-dhunshme-kreu-i-osbe-se-rama-ofron-ndermjetesim-per-zgjidhjen-e-krizes-ne-bjellorusi-mesazhi-qe-jep-per-minskun/
/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY