Gara për Gjykatën Kushtetuese, KED skualifikon një gjyqtare

Gara për Gjykatën Kushtetuese, KED skualifikon një gjyqtare

149
0
Shares

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi mos lejimin e kandimit të gjyqtares Regleta Panajoti, për vendin vakant të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo e fundit dha doreheqjen si magjistrate, kur do te hynte ne procesin e vettingut.

Vendimi u mor sot (17 gusht), gjatë mbledhjes së rradhës.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi:

‘’1. Shfuqizimin e vendimit nr.75, datë 24.07.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për lejimin e kandidimit të kandidatës:

  ·Regleta Panajoti, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019.

1.1 Ndalimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të:

  ·Regleta Panajoti, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019.

2.Ndalimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të:

  ·Regleta Panajoti, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e rishpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019’’, thuhet në njoftim.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, si dhe përfaqësuesja e Presidentit të Republikës. Nuk mori pjesë në këtë mbledhje Avokati i Popullit apo subjektet e tjera.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY