Deputeti socialist sulmon ministrin Beqaj: Ke një drejtor të korruptuar e pijanec

Deputeti socialist sulmon ministrin Beqaj: Ke një drejtor të korruptuar e pijanec

104
0
Shares

Drejtori i Spiltalit te Kavajes Perparim Daiu

Deputeti i PS­së, Parid Cara ka denoncuar një rast të rëndë të mjekësisë me një të plagosur në aksident. Në një status në “Facebook” Cara sulmon ministrin Beqaj dhe drejtorin e Spitalit të Kavajës, si të papërgjegjshëm dhe alkoolist. Ai merr rastin e të aksidentuarit në Kavajë, i cili u dërgua në Durrës pa mjek shoqërues dhe pa pajisjen e oksigjenit, duke rënë në koma gjatë rrugës. Cara thotë se drejtori i Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu mbush xhepat duke rrezikuar jetët e qytetarëve. Cara thotë gjithashtu se s’ka marrë përgjigje nga ministri për denoncimin.

parid-cara-2

Parid Cara,
Deputeti i PS

STATUSI I PLOTE

Korrupsioni dhe papergjegjshmeria ne Spitalin e Kavajes ka arritur tashme ne nje nivel aq te larte saqe askujt duket se nuk po i ben me pershtypje. Dje eshte shenuar nje aksident ne qytet dhe te afermit e derguan te plagosurin me shpejtesi ne spital. Por mjeket atje rekomanduan qe te ndiqej ne spitalin e Durresit pasi kushtet ishin me te mira. Por me papergjshmerine me te madhe, i plagosuri eshte transportuar me ambulance, pa mjek dhe pa bombel gazi duke rene ne koma.

Spitali i Kavajes prej kohesh drejtohet nga nje njeri i korruptuar, ordiner e pijanec. Perparim Daiu nuk mund te jete fytyra e qeverisjes sone ne Kavaje. Disa here i kam kerkuar Ministrit largimin e ketij te papergjegjshmi, qe rrezikon jetet e njerezve per te mbushur xhepin e tij, por nuk kam marre pergjigje.

Shpresoj qe ky rast i fundit te ndergjegnjesoje te gjitha institucionet per te vene dore ne Spitalin e Kavajes. Une, deputeti i kesaj zone, do ta ndjek deri ne fund kete ceshtje.

 

parid cara

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY