Korçë, 17-vjeçari u aksidentua për vdekje në trotuar nga një shofer pa...

Korçë, 17-vjeçari u aksidentua për vdekje në trotuar nga një shofer pa patentë!

108
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia e Korçës ka dhënë versionin zyrtar në lidhje me aksidentin e ndodhur këtë të shtunë në lagjen numër 4, që i mori jetën një 17-vjeçari.

I riu, Qani Hasankolli u përplas për vdekje nga një makinë teksa ishte duke ecur në trotuar. Sipas burimeve zyrtare nga policia, shoferi 25-vjeçar Muharrem Myftarago, ka humbur kontrollin e automjetit duke përfunduar në trotuar.

Përplasja ka qenë fatale për 17-vjeçarin i cili ndërroi jetë.

Skandali në këtë aksident, veç faktit që një këmbësor u përplas duke ecur në trotuar, është fakti se shoferi i makinës rezulton të mos jetë i pajisur me leje drejtimi.

25-vjeçari u arrestua në flagrancë nga forcat e policisë së Korçës.

Ai do të hetohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY