‘Zgjohet’ Majko dhe tregon ndërmjetësin e zgjidhjes së krizës në Kakavijë: Të...

‘Zgjohet’ Majko dhe tregon ndërmjetësin e zgjidhjes së krizës në Kakavijë: Të tjera janë fjalë

125
0
Shares

Teksa situata eshte drejt qetesimit, Ministri i Diasporës, Pandeli Majko është përmendur pasi ka përfunduar kriza e emigrantëve në kufi ku ka zbuluar edhe se kush është personi që e ka zgjidhur kaosin e krijuar për 4 ditë me radhë në Kakavijë.

Majko shkruan se i ka kërkuar angazhim kryepeshkopit Anasatas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt, ndërsa të tjerat sipas tij janë fjalë për ‘lugën’ e atyre që dinë vetëm çfarë nuk duan.

“Falenderim për të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare vecanërisht për trupën ushtarake dhe policore të angazhura në kufirin me Greqinë fqinje, nën drejtimin e kolegëve Olta Xhacka dhe Sandër Lleshi.

Ndaj si më të vecantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ja kërkova kryepeshkopit Anasatas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt. Të tjerat, janë fjalë për “lugën” e atyre që dinë vec cfarë nuk duan”, shkruan Majko.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY