Infektohet me koronavirus drejtori i policisë: Kam patur kontakte me shumë njerëz

Infektohet me koronavirus drejtori i policisë: Kam patur kontakte me shumë njerëz

139
0
Shares

Drejtori i Policisë së Beratit është infektuar me koronavirus bashkë me bashkëshortën e tij. Mësohet se Neritan Nallbati ka kryer testin e koronavirusit dhe ka rezultuar pozitiv, dhe për këtë arsye ai është izoluar në shtëpi me gruan. Për fat të mirë ai nuk ka përjetuar simptoma të rënda të koronavirusit.

Në një lidhje telefonike me ABC News, Nallbati thotë se është infektuar nga kontaktet e shumta që ai ka pasur gjatë ushtrimit të detyrës.

Ai tashmë e ka kaluar fazën më të vështirë të sëmundjes dhe është në përfundim të karantinës, por më parë do kryejë testin që duhet të dalë negativ, pa koronavirus.

Nga Berati u konfirmuan me koronavirus 5 persona, ndërsa persona aktivë në total në këtë qytet janë 57.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY