Vdes më i riu nga familja, Trump kaloi fundjavën në spital me...

Vdes më i riu nga familja, Trump kaloi fundjavën në spital me vëllanë e sëmurë

97
0
Shares

Presidenti Donald Trump, i cili fundjavën e tij e kaloi duke vizituar vëllain e tij të sëmurë Robert në një spital të New York,  njoftoi të Shtunën se “shoku i tij më i mirë” kishte vdekur pas një sëmundje të pazbuluar.

Robert Stewart Trump lindi në vitin 1948, më i ri nga pesë fëmijët e zhvilluesit të pasurive të patundshme në New York City, Fred Trump.

Në qershor, Robert Trump kishte kërkuar një urdhër kufizues ndaj mbesës së tij dhe presidentit – në një moment kur ABC News njoftoi se Trump i ri ishte shtruar në spital në kujdesin intensiv.

Trump, në deklaratën e tij të së Shtunës, tha se vëllai i tij do t’i mungoje shume por do të takohet përsëri”.

“Kujtimi i tij do të jetojë në zemrën time përgjithmonë. Robert,Pusho në paqe”, tha Trump.

Trump e përshkroi dikur vëllanë e tij si “shumë më të qetë dhe të lehtë se unë” dhe “djali i vetëm në jetën time, të cilin e quaj ndonjëherë mjaltë”.

Duke filluar karrierën e tij në Wall Street në financat e korporatave, Robert Trump më vonë iu bashkua biznesit familjar. Ai iu shmang vëmendjes gjatë presidencës së vëllait të tij të madh.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY