Ministrja Xhacka, sherr me Presidentin Meta edhe pse ushtria ka varesi te...

Ministrja Xhacka, sherr me Presidentin Meta edhe pse ushtria ka varesi te dyfishte

116
0
Shares

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u perfshi ne nje debat me Presidentin e Republikes Ilir Meta për deklaratat e këtij të fundit për situatën në pikat kufitare me Greqinë.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Xhaçka hodhi poshtë pretendimet se qytetarët janë lënë vetëm në kufi.

Debati mes Presidentit dhe ministrit te Mbrojtjes Mund te jete nje rast i rralle per shkak edhe te kryqezimit te varesise se ushtrise nga Presidenti dhe Kryeministri.

“Zoti President, keqardhje për prononcimet tuaja lidhur me situaten e krijuar ne kufi. Keta qytetare nuk jane as pa Atdhe e as pa shtet dhe prova per kete jane te gjithe ata djem e vajza, burra e gra me uniformen e ushtrisë, te policise apo të shëndetësisë, qe jane prane tyre dite e nate, ne kete situate vertetë shume te veshtire.

Eshte vertete per te ardhur keq qe ne vend te nje inkurajimi, e pse jo të nje shprehje mirenjohjeje per punen qe po bejne ne kushte kaq te veshtira, ju gjeni fjalet me të papërshtatshme për një kryetar shtetit.
Nuk e meritojne kete as efektivet e FA, as ata te Policise se Shtetit, as ata te institucioneve shendetesore dhe as ata te strukturave vendore”, thote ministrja Xhacka.

Ne vijim ajo tjote se “ e mirekuptojme shqetesimin, e mirekuptojme edhe kritiken, po sinqerisht nuk e gjejme dot kuptimin, aq me pak mirekuptimin, që Presidenti i Republikes te sulmoje qeverine e shtetin, duke folur per qytetare pa atdhe, ne keto kushte kur njerzilleku eshte nje minimum pa te cilin realisht nuk ka me sens te flitet”.

Presidenti Meta u shpreh sot i shqetësuar per situatën në Kakavijë e Kapshticë dhe kërkoi zgjidhje urgjente. Ai tha se nuk mund të braktisen qytetarët në kufi si të ishin njerëz pa atdhe e pa shtet, por duhet të ofrohen teste falas për ta nga qeveria. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY