DENONCIMI/ Mungon analiza e troponines ne spitalin covid

DENONCIMI/ Mungon analiza e troponines ne spitalin covid

60
0
Shares

Vijojne mungesat ne spitalin Covid1, analiza e troponines tejet e nevojshme ne kardiologji, pasi sherben, per matjen e niveleve te kesaj enzime ne gjak nuk behet, njofton ne nje postim ne rrjete sociale mjeku dhe ish zv.ministri i Shendetesise, Bardh Spahia.

Analiza e mesiperme verifikon demtimet e muskulit kardiak, ne rastet e iskemive cardiake dhe infarkteve. Kjo analize behet akoma me e rendesishme kur eshte faktuar tashme se keto demtime jane shpesh edhe pasoja te konstatuara nga prekja e organizmit prej Covid-19.

“Kjo mungese ne situate kritike pandemie eshte e pabesueshme!!! Sic shihet nga denoncimet, investimi me i madh behet per ta fshehur kete situate, e jo per ta vene nen kontroll! Mungesa e transparences, e vetmja strategji e kesaj qeverie fsheh nje kolaps qe vazhdon sepse nuk ka vullnet per ta vene nen kontroll! SPAK duhet te nxjerre nga sirtaret dosjet e denoncimeve qe ne nisje te pandemise dhe te hetoje edhe kete situate te re qe po shperfaqet  prej dy javesh”, deklaron ish deputeti Spahia./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY