Lexoni apologjine e Rames, kanalizon zemerimin e qytetareve se urrejtje ndaj grekeve

Lexoni apologjine e Rames, kanalizon zemerimin e qytetareve se urrejtje ndaj grekeve

135
0
Shares

Kryeministri Edi Rama po kanalizon zemerimin e njerezve per krizen ne Kakavije si nje inat qe ata dhe gjithe ata qe jane te ndjeshem ndaj kesaj situate te rende humanitare, kane me Greqine.
Ne fakt pothuajse te gjitha artikulimet e vuajtesve te Kakavijes nuk kane shprehur ndonje zemerim ndaj autoriteteve greke, por ndaj qeverise shqiptare. Natyrisht qe ka pasur edhe ndonje perjashtim.

Udhetaret e torturuar ne Kakavije dhe shume te tjere kane shprehur zemerim ndaj qeverise per shkak se: qeveria nuk i informoj me heret per kufizimet e Greqise, se nuk mund te kryesh tampon covid ne Shqiperi pa qene shume semure dhe pa pritur i semure te pakten tre dite ne shtepi dhe pergjigjen e merr ne rastin me te mire pas tri diteve; dhe se nje pjese jane bllokuar atje per shkak se erdhen ne Shqiperi te merrnin pasaportat e reja per shkak se ambasada ne Athine e konsullatat e Janines e Selanikut jane te korruptuara, kerkojne para per pasaportat dhe e kane bere rradhen para zyrave, gati sa kjo ne Kakavije.

Ka shume pak mes tyre qe thone “ te mesyhet greku”, keshtu qe kjo apologjia e kryeministrit me poshte eshte per te fshehur gjurmet e Kryeministrit dhe qeverise se tij si shkak per situaten e rende te qytetareve shqiptare qe flene rrugeve per arsye te korrupsionit dhe paftesise se qeverise se Rames.S.N. /DRONI.al/

Apologjia e plote e Rames:

BJERI GREKUT!

Kështu më shkruante njëri ndër disa “patriotë” të irrituar, që mësyjnë këto ditë me ajfon në këtë faqe, duke e komentuar situatën në Kakavi si të ishte fronti i ndonjë lufte shqiptaro-greke. “Vdiq një ëngjëll dhe ju hajduta merreni me shtëpira”, shkruante një mësymës tjetër, duke komentuar postimin e vizitës së Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, sot në Xhafzotaj të Shijakut, ku ka nisur ndërtimi i 233 shtëpive për familjet që humbën çatinë në 26 nëntorin e shkuar. “Ju duheni djegur të gjallë o monstra që po i lini të vdesin vëllezërit tanë në Kakavi”, shkruante një Yllka, që uroj të jetë profili fallco i ndonjë harbuti me fejsbuk, e largqoftë jo një vajzë studente siç shfaqej aty. Po për çfarë t’i biem grekut(?), se kishte dalë edhe një komedian diku që kishte vënë kujën se “greku na ka ulur brekët!”…

Në kufirin greko-bullgar të Kulatas, radha dje ishte plot 5 kilometra dhe askush në Bullgari nuk kërkon hapjen e ndonjë lufte bullgaro-greke, ashtu sikundër i njëjti problem shfaqet edhe në pika të tjera kufitare, ndërkohë që për shembull, në pikën kufitare të Kapikulesë në Turqi, numri i makinave në radhë ishte shtrirë dhjetra kilometra. Po edhe andej nuk janë dëgjuar as thirrje për luftë, as thirrje për djegie njerëzish të gjallë. As kolapsi në Portin e Doverit ku janë turrur britanikët për t’u kthyer në shtëpi nga Franca, pas rregullit të beftë të karantinës së detyruar, nuk ka ngjallur ndonjë fantazëm lufte apo dëshirë për gijotinimin e “monstrave” në Paris a Londër.

Natyrisht që askush s’mund të jetë as i lumtur, as i paacaruar nervash duke pritur në karvane sfilitës nën diellin përvëlues, për të kaluar kufirin. Por as koha që jetojmë nuk është aspak normale dhe pavarësisht shumëkujt që e konsideron Covidin një sajesë të oligarkisë botërore, Covidi jo vetëm ekziston, po edhe i ka futur shtetet në lloj-lloj spiralesh shqetësuese, në përpjekjen për ta përballur kanosjen e tij. Kakavija nuk është as ndonjë përjashtim në këtë kohë të mallkuar dhe as ka ndonjë lidhje me ndonjë qasje a sjellje antishqiptare të fqinjëve tanë. Për më tepër pastaj, t’i turresh qeverisë e shtetit shqiptar, pse Greqia ka vendosur një regjim të ri kufitar në të drejtën e vet dhe jo vetëm për të huajt, po edhe për vetë grekët, është realisht e tepërt. Humbja e jetës së fëmijës që i preu rrugën autoambulancës ishte një tragjedi e dhimbshme sa s’ka dhe ne nuk do të mjaftohemi thjesht me ngushëllimet e sinqerta me fjalë që as nuk gjenden dot, për atë familje të goditur nga ajo fatkeqësi e tmerrshme. Por nuk është gjëkundi as kjo një arsye për të urryer fqinjin apo mallkuar shtetin.

Unë nuk dua të justifikoj asgjë, sepse asgjë nuk ka këtu për të justifikuar, e për më tepër e kam treguar se kur është puna për të ngritur zërin në emër të Shqipërisë, nuk ia përtoj askujt dhe asnjëherë. Ama në këtë rast, nuk ka asnjë arsye “për t’i rënë grekut” dhe me palën greke kemi qenë e jemi non stop në komunikim, e ata kanë bërë e po bëjnë çfarë munden për ta lehtësuar lëvizjen, ndërkohë që kanë marrë vendimin të testojnë me tampon çdokënd, shqiptar, anglez, amerikan, kinez e madje edhe grek, që hyn në Greqi. Nga nesër madje, Greqia do të ketë kuota hyrjeje në çdo pikë kufitare dhe s’do lejojë askënd, në asnjë pikë, të hyjë përtej kuotës së caktuar. Prandaj kush shkon në Greqi, për më tepër që shumica dërrmuese e atyre që janë apo shkojnë drejt Kakavisë këto ditë, janë rezidentë në vendin fqinj, duhet të informohet si duhet dhe të mos kërkojë nga shteti shqiptar as arsyet pse shteti grek ka zgjedhur këtë strategji për të luftuar Covidin, as që të çajmë kufirin grek me forcë apo të “trashim zërin” ndaj Greqisë për një vendimmarrje sovrane e legjitime të shtetit grek, mbi regjimin antiCovid në kufijtë e vet.
Ne, Shqipëria, nuk besojmë se tamponat në kufi për ata që hyjnë në vendin tonë, kanë ndonjë efekt real në luftën kundër Covidit dhe si ne ka plot shtete që nuk besojnë në këtë strategji. Por ama ka edhe plot shtete, që njësoj si Greqia kanë zgjedhur këtë strategji.

Tani çfarë duhet të bëjmë ne, sipas “patriotëve” që nga llogorja e fejsbukut gjuajnë grekun e duan të na djegin të gjallë neve, “monstrat”, për situatën në Kakavi?!
Ne duhet të bëjmë thjesht dhe vetëm atë që kemi bërë e po bëjmë. Asistencë përmes Forcave të Ushtrisë, Urgjencës Kombëtare, strukturave vendore, me gjithçka mundemi për njerëzit që po sfiliten në atë karvan rraskapitës dhe komunikim në vijimësi me palën greke në të gjitha nivelet – tanimë ata janë angazhuar me tre turne për të lehtësuar kalimin.

Edhe njëherë, ka plot arsye për ta kritikuar çdo qeveri në botë, këtë tonën po e po, po për patriotizëm e për përkushtim ndaj njerëzve, në çdo ditë të keqe sidomos, kur pa dashjen e për fajin e askujt, na bie një hall i përbashkët mbi kokë, kësaj qeverie i vjen anash çdokush që merr përsipër ta akuzojë e ta mallkojë. Dhe kush do një shembull të thjeshtë për këtë – se ka shumë në fakt – le t’i kujtojë pak ditët e netët e pafundme pas tërmetit të 26 nëntorit, kur u qëndruam të gjithë njerëzve pranë, si pjesë e familjes së tyre dhe le të shohë çdo ditë sot, se si po rilindin hap pas hapi, mbi gërmadhat e asaj tragjedie, shkollat e shtëpitë e reja, që s’do kenë krahasim me ato që u shkatërruan. Natyrisht detyrën po bëjmë, asgjë më shumë, por disave që ma kujtojnë këtë këtu në këtë faqe, a thua se kur bën detyrën ndaj popullit duhet të fshihesh e jo të jesh krenar, u kujtoj se të gjitha qeveritë, qyshse ka lindur shteti, për detyrën krijohen, por dallimin mes tyre e bën pikërisht niveli i kryerjes së detyrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY