Meta per krizen ne Kakavije: Qeveria te marre masat qe te beje...

Meta per krizen ne Kakavije: Qeveria te marre masat qe te beje testet atje ku jane udhetaret

39
0
Shares

Ka reaguar Presidenti Ilir Meta ne lidhje me bllokimin e qytetareve shqiptare ne piken kufitare te Kakavise.

”Qytetarët shqiptarë, të cilët prej ditësh ndodhen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në kushte tejet të vështira dhe në prag të një krize humanitare, nuk mund të trajtohen si njerëz pa Atdhe dhe pa shtet.

Përsëris thirrjen e fortë drejtuar qeverisë shqiptare për të qëndruar pranë qytetarëve dhe për të marrë të gjitha masat, për informimin me transparencë, realizimin FALAS dhe në vendin ku ndodhen të tamponëve për COVID-19”, ka kerkuar Presidenti Meta.

Ndersa i ka kerkuar qeverise qe kontaktet me Greqinë të jenë konstante dhe vetëm në funksion të një zgjidhjeje të menjëhershme, ai ka deklaruar se aktet e forcës janë të papranueshme!

“I kërkoj autoriteteve greke, që në respekt të frymës së fqinjësisë së mirë dhe lidhjeve të forta tradicionale mes dy popujve, të bëjnë të pamundurën për zgjidhjen e situatës, imazhet e së cilës turpërojnë të dyja vendet”, deklaron Presidenti Meta.

Qytetarët shqiptarë, të cilët prej ditësh ndodhen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në kushte tejet të vështira…

Publiée par Ilir Meta sur Dimanche 16 août 2020

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY