PD kerkon hetimin e Velise nga SPAK per mesazhet kercenuese ndaj medias

PD kerkon hetimin e Velise nga SPAK per mesazhet kercenuese ndaj medias

45
0
Shares

“Mesazhet kërcënuese kundër gazetarëve nga Erion Veliaj jane akte mafioze kundër lirisë së medias. Erion Veliaj duhet të shkarkohet dhe SPAK të nisë hetimet për të paktën dy vepra penale”, tha sot ne nje deklarate per mediat, ish deputetja e PD, Albana Vokshi.

Po ashtu ajo shprehu shqetesimin e PD per ate cfare po ndodh ne kufirin me Greqine.

“Shqetësimi ynë i parë sot është për të gjithë ata shqiptarë që po rraskapiten prej 5 ditësh në kufi, ku është krijuar një krizë e vërtetë humanitare. Është një krizë që tregon dështimin e qeverisë për të komunikuar me qytetarët e vet në këtë kohë kaq delikate dhe të rrezikshme për shëndetin. Është krizë e krijuar nga paaftësia dhe papërgjegjshmëria e kësaj qeverie, e cila nuk testoi dhe vazhdon të mos testojë masivisht për parandalimin e përhapjes së virusit”, tha Vokshi.

Shqetësimi i dytë ka të bëjë me lirinë e medias dhe kërcënimin e gazetarëve nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, tha Vokshi duke komentuar mesazhet kërcënuese të Erion Veliajt, të bëra publike dy ditët e fundit.

“Gjuha e egër, denigruese dhe e urrejtjes ndaj një gruaje gazetare, mesazhet kërcënuese “se nuk ka për t’ia falur” Beti Njumës pse u dha zë artistëve kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, provojnë se Erion Veliaj përbën një kërcënim të rëndë për fjalën e lirë, i gatshëm të eliminojë këdo që cënon pushtetin e tij, duke u thënë qytetarëve të vërtetën.

Të gjithë i dinë metodat e Erion Veliajt për t’u mbyllur gojën gazetarëve. Ato nisin me dhurata të vogla për festa, udhëtime jashtë vendit, projekte të ndryshme të bashkisë, lejet e ndërtimit, licensat vendore, tjetërsimi i pronës publike për 1 euro deri tek ortakëria në koncesionin korruptiv të inceneratorëve.

Ndaj atyre që nuk u ble dot heshtjen, Erion Veliaj, me mbështetjen e Edi Ramës, përdor metoda të tjera mafioze për t’u mbyllur gojën. Këto metoda kryetari i Bashkisë së Tiranës i ka përdorur edhe përpara mesazheve kërcënuese ndaj gazetarëve të Ora Neës.

Emisioni “Publikus”, që investigoi vrasjen e të riut Ardit Gjoklaj në Sharrë u mbyll, gazetarja Alida Tota u pushua nga puna me një telefonatë të Veliajt. Ka dhjetëra dëshmi nga gazetarë të tjerë që kanë mbajtur qëndrime kritike për Erion Veliajn dhe Bashkinë e Tiranës janë pushuar nga puna ose u është bërë presion drejtpërsëdrejti prej tij.

Kush flet për Tiranën e betonizuar, për Tiranën pa vende argëtimi për fëmijët, për pastrimin e parave të krimit përmes lejeve të mdërtimit, kush flet për për rritjen e faturës së ujit, por ujë nuk ka në shtëpi, kush flet për ndotjen e madhe të qytetit, për mungesën e parkimeve, për trafikun e çmendur nga zënia e rrugëve me betoniere dhe kulla, kush flet për një kryeqytet identiteti i të cilit po shuhet nën beton, kush flet për vjedhjet me taksat e qytetarëve që paguajnë më shumë së kushdo në Shqipëri pa marrë asgjë mbrapsht, kush flet kundër pushtetit të Erion Veliajt dhe Edi Ramës, i duhet mbyllur goja.

Dhjetëra mesazhet e Erion Velisë dëshmojnë mekanizmin dhe metodat mafioze e përdorura nga Kryetari i paligjshëm i Bashkisë së Tiranës për të kërcënuar dhe shantazhuar median që nuk i nënshtrohet makinerisë së stërmadhe të propagandës që paguhet me miliona Euro të zhvatura qytetarëve të Tiranës nga taksat e rritura.

Partia Demokratike kërkon fillimin e menjëhershëm të hetimit penal ndaj Erjon Veliajt për kryerjen e të paktën 2 veprave penale: shpërdorim i detyrës dhe pengimi në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur.

Erion Veliaj duhet shkarkuar menjëherë dhe duhet vënë para drejtësisë”, theksoi ish deputetja Vokshi./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY