Policia jep detajet se si mund te kalohet ne pikat kufitare te...

Policia jep detajet se si mund te kalohet ne pikat kufitare te Shqiperise per ne Greqi dhe vendet e tjera

72
0
Shares

Policia e Shtetit ka njoftuar sot për lëvizjen në Pikat Kufitare te Shqiperise nderkohe qe prej tri ditesh disa mijera qytetare jane bllokuar ne Kakavije edhe si mungese informacioni nga policia shqiptare.

Nisur nga masat kufizuese për shkak të COVID-19, Policia greke ka njoftuar Policinë Kufitare në Kakavijë dhe Kapshticë se duke filluar nga data 16.08.2020, nga ora 06:00 deri në orën 22:00 të çdo dite në vazhdim, për të hyrë në Republikën e Greqisë, nëpërmjet Kakavijës do lejohet të hyjnë në Greqi vetëm 750 shtetas çdo ditë, ndërsa nga Kapshtica vetëm 300 shtetas çdo ditë.

Për të hyrë në Republikën e Greqisë prej datës 17 gusht sërisht qëndrojnë në fuqi kushtet:

Të kenë kryer testin e COVID 19, jo me vonë së 72 orë nga dita e udhëtimit dhe rezultati të jetë NEGATIV;

Testimi të jetë bërë nga autoriteti shtetëror (Instituti i Shëndetësisë) ose nga çdo spital apo klinikë e certifikuar dhe e njohur nga shteti;

Certifikata të përmbajë të dhënat personale të personit, numrin e pasaportës ose të kartës greke, rezultatin negativ të testit, emrin e Institucionit ku është kryer testimi, adresën, numrin e telefonit, si dhe të jetë e përkthyer në gjuhën angleze;

Do të lejohen të hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonal, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës;

Çdo shtetas që do të hyjë gjithashtu duhet të këtë plotësuar formularin PLF.

Lëvizja drejt Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi vijon si më parë, thuhet ne njoftimin e policise. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY