SMS-të e presionit të Erion Veliaj, reagon gazetarja Beti Njuma

SMS-të e presionit të Erion Veliaj, reagon gazetarja Beti Njuma

324
0
Shares

Ditën e shtunë, Ora News publikoi disa mesazhe mes pronarit të saj Ylli Ndroqi dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, ku ky i fundit ofendon gazetaren Beti Numa dhe kërkon që të ndërhyjë në politikën editoriale të kësaj medie.

Ditën e sotme ka ardhur edhe reagimi i protagonistes së SMS-ve skandaloze të kryebashkiakut të Tiranës drejtuar pronarit të medias, ku ajo vazhdon që të punojë.

Gazetarja Beti Njuma nëpërmjet një shënimi deklaron, se nuk kanë qenë SMS-të e Erion Veliajt arsyeja e largimit të saj nga posti i Drejtores së Informacionit në Ora News, por se ajo ka kërkuar vetë që të largohet nga detyra, pas presionit të madh politik.

Gjithashtu Njuma pohon, se largimi i saj erdhi pas një sfilitjeje një vjeçare nga mëngjesi në mbrëmje, në një ambient tejet të ndotur si Shqipëria ku edhe për shkak të mbrojtjes së një kauze fisnike si ajo e Teatrit ti lexon përdhosje të emrit nga një njeri (Erion Veliaj) që nuk e sheh shoqërinë si një hierarki meritash dhe pushtetesh dhe postin që mban, jo si një shërbim ndaj qytetarëve.

Postimi i plotë i gazetares Beti Njuma:

Në një portal lexova sot se mesazhet dhe ankesat e vazhdueshme të Erion Veliajt për lajmet dhe qendrimet kundër tij në Ora News, ishin arsyeja pse Ylli Ndroqi vendosi të më shkarkonte si drejtore e informacionit.

S’dua të merrem fare me shkrimin në fjalë dhe as të bëhem pjesë e një polemike që veçse do ushqente sipërfaqësisht një luftë që s’bëhet, as për drejtësi e as për dinjitet.

Por më duhet të sqaroj diçka së paku për ata qindra njerëz që më kanë shkruar, telefonuar e mbështetur publikisht gjatë këtyre orëve në rrjetet sociale.

Mesazhet në fjalë të kryetarit të bashkisë e kanë zanafillën që në nëntorin e vitit 2018 kur unë prej më pak se dy muajsh kisha marrë drejtimin e redaksisë së informacionit të Ora News. Kanë vijuar për një periudhë disa mujore gjatë së cilës kam ndjerë vazhdimisht presionin e pushtetit por jo të pronarit për lajmet dhe shqetësimet, që bashkë me stafin kemi ngritur e transmetuar në kronikat tona.

Unë e kuptoj që interesi dhe nevoja imediate është që të bëhet politikë me largimin tim si drejtore, por e vërteta është se unë jam larguar pas shumë muajsh nga nisja e këtij presioni, me kërkesën time, në shtator të 2019.

E vërteta është se ikja ime nuk ndryshoi asgjë në linjën editoriale të televizionit, përkundrazi u bë edhe më e vendosur pas ashpërsimit të gjuhës së atyre që kërkonin memecërinë tonë. Kërkova largimin nga pozicioni drejtues pas një sfilitjeje një vjeçare nga mëngjesi në mbrëmje, në një ambient tejet të ndotur si Shqipëria ku edhe për shkak të mbrojtjes së një kauze fisnike si ajo e Teatrit ti lexon përdhosje të emrit nga një njeri që nuk e sheh shoqërinë si një hierarki meritash dhe pushtetesh dhe postin që mban jo si një shërbim ndaj qytetarëve.

Me mirëkuptim të plotë nga zoti Ndroqi kërkova të jem pjesë e pandashme e Orës me edicionin qendror të lajmeve dhe intervistën politike të mbrëmjes ku kam pasur kurdoherë lirinë editoriale dhe asnjëherë presionin e pronarit.

Ke bërë pak gabim i dashur Ndroqi! Të kërkova të jem rehat, por jo kaq rehat, me një bashkëpunim kaq të shkëlqyer. Kam qenë dhe vazhdoj të mbetem Drejtore me të drejta të plota e hapësirës sime të përnatshme televizive teksa në skenën e këtij teatri të shembur politik vijon të luhet dramaturgjia e humnerës së një kaste të marrë fund dhe katastrofa e mosnjohjes së saj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY