Përplasja e fëmijës nga autoambulanca, reagon ashpër PD: Alarm tragjik për braktisjen...

Përplasja e fëmijës nga autoambulanca, reagon ashpër PD: Alarm tragjik për braktisjen e qytetarëve nga qeveria

92
0
Shares

Partia Demokratike reagon pas aksidentit tragjik të ndodhur në Kakavijë, ku një autoambulancë përplasi për vdekje një fëmijë 10 vjeç.

Teksa i shpreh ngushëllime familjarëve, PD thekson se “Kjo ngjarje e rëndë është një tjetër alarm tragjik për braktisjen e qytetarëve nga qeveria. Është e pafalshme që qeveria lejoi krijimin e radhëve të gjata, dhe nuk informoi qytetarët në kohë”.

“Është në përgjegjësinë e qeverisë që Shqipëria u shndërrua në zonë të kuqe COVID, pasojë e të cilës është edhe kjo krizë humanitare në kufi.

Kjo krizë nuk zgjidhet me propagandë në rrjetet sociale. Nuk zgjidhet me postime virtuale nga rezidencat luksoze qeveritare ku pushon kryeministri, dhe as me xhiro me helikopter dhe rikthim në hotele me 5 yje ku pushojnë anëtarët e kabinetit të tij qeveritar”,-shprehet PD.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY