Meta ‘kokë më kokë’ me mazhorancën, kthen një tjetër ligj në Kuvend

Meta ‘kokë më kokë’ me mazhorancën, kthen një tjetër ligj në Kuvend

96
0
Shares

Presidenti i vendit i ka kthyer sot nje tjeter ligj Kuvendit te Shqipërisë, ate per Shtetesine.

Meta thekson se nuk e dekreton ligjin për shtetësinë pasi ka nevojë për rishikim sërish nga ana e deputetëve.

Ky ligj ngatërron konceptin e “fitimit” të shtetësisë shqiptare, si një e drejtë kushtetuese e patjetërsueshme e çdo njeriu që lind brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, apo nga paraardhës shqiptarë, me “marrjen” e shtetësisë shqiptare nga çdo subjekt tjetër që nuk ka patur më parë lidhje me Republikën e Shqipërisë.

Ligji krijon pasiguri për sa i përket procedurave të paqarta për aplikimin për shtetësi shqiptare. Ky ligj shkel parimin e shmangies së gjendjes pa shtetësi sanksionuar nga  Konventa për Statusin e Personave pa Shtetësi, në të cilën Republika e Shqipërisë ka aderuar që në vitin 2003.

Ky ligj, përmban gabime edhe në përmbajtje apo mënyrën si është zbardhur, duke referuar në terma që nuk rregullohen në përmbajtjen e tij, si dhe vijon të rëndojë skemën institucionale duke krijuar agjenci pas agjencie, pa asnjë funksion të qartë ligjor, në shkelje të rregullimeve të ligjit në fuqi për administratën shtetërore dhe në rëndim arbitrar të buxhetit të shtetit, për sa kohë dublohen detyrat që duhet të përmbushen nga organe si Policia e Shtetit apo Shërbimi Informativ Shtetëror.

Ky ligj cenon direkt Konventën Europiane “Për shtetësinë” ratifikuar nga Republika e Shqipërisë, duke bërë diferencim dhe trajtuar në mënyrë diskriminuese, pas dhënies së shtetësisë shqiptare, shtetasit që nuk e kanë pasur më parë atë, në raport me shtetasit e vetë shtetit”,-argumenton Meta.

Kuvendi ka miratuar në seancën plenare të datës 29 korrik 2020 ligjin nr. 113/2020 “Për shtetësinë”. Ky ligj me shkresën me nr. 1989 prot., datë 04.08.2020 të Kuvendit, i është përcjellë Presidentit të Republikës për dekretim dhe shpallje.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY