Brenda një muaji, koronavirusi shuan familjen me 4 anëtarë

Brenda një muaji, koronavirusi shuan familjen me 4 anëtarë

218
0
Shares

Një familje e tere eshte shuar nga koronavirus. Nëna, babai dhe dy vajzat e tyre nga Teksasi ndërruan jetë nga koronavirusi në më pak se një muaj.

Sipas “Metro”, vajza më e madhe, Angelica Bautisa ishte e para që u largua nga jeta në moshën 49-vjeçare, më 14 korrik. Pastaj, më 31 korrik, ndërroi jetë nëna 70-vjeçare. Vetëm tre ditë më vonë, më 3 gusht, vdiq edhe 37-vjeçari Marisol. Babai i familjes, Abelardo Bautisa, 75-vjeçar, gjithashtu ndërroi jetë më 11 korrik.

“Dukej sikur babai po shërohej nga koronavirusi. Situata me të ishte në rregull. Ne menduam se ai po shërohej, por humbja e tre të dashurve e tërhoqi atë në fund. Përfundimisht edhe ai ndërroi jetë”, tha Gerry Bautisa, djali i cili gjithashtu ishte i infektuar me COVID-19, ashtu si gruaja e tij.

“Në një moment unë qava gjithë kohën, dhe pastaj, kur babai im vdiq , “vdiqa” edhe unë. Ishte një tronditje e tmerrshme”, tha Gerry për televizionin lokal.

Gerry kaloi disa ditë në spital për shkak të infektimit, ai arriti të shërohet. “Sa herë që kollitja, kisha ndjenjën se dikush po më shtypte mushkëritë”, tha ai.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY