Dështon operacioni për kapjen e të shumëkërkuarit Laert Haxhiu.
Burime bëjnë me dije për FaxNews se Forcat Operacionale kanë zhvilluar kontrolle në zonën e Freskut për kapjen e Haxhiut, pasi kishin marrë informacione se ai ndodhej në atë zonë.
Mesa duket 28-vjeçari ka pikasur prezencën e policisë dhe ka mundur që t’iu shpëtojë sërish.
Laert Haxhiu i akuzuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës ngjarje kjo e ndodhur 3 vite më parë në qytetin e Lushnjes, ka mundur që ti shpëtojë sërish arrestimit.
Ndërsa në kuadër të operacionit për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u vu në prangat e policisë Anterio Kaloshi i cili ishte i përfshirë në ngjarjen e Tushemishtit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/