Bozdo: Qeveria 100 milione euro per biznesin por 1.1 miliarde euro borxhe

Bozdo: Qeveria 100 milione euro per biznesin por 1.1 miliarde euro borxhe

56
0
Shares

Anetari i kryesise se PD, Eno Bozdo tha sot se Qeveria ka braktisur shqiptarët dhe ekonominë, pasi “ia ka dalë” të asfiksojë biznesin për vite të tëra!

Sipas një sondazhi të fundit të realizuar me dy shoqata të rëndesishme të biznesit në vend, 92% e bizneseve në Shqipëri mendojnë se pasojat e pandemisë do te zgjasin sëpaku nga 6 muaj deri në më shumë se një vit. Me pak fjalë, ekonomia do të përballet me vështirësi të thella minimalisht deri në fund të vitit 2021.

“Përballë kësaj pritshmërie tejet pesimiste, qeveria shqiptare ka shpenzuar, sipas vetë të dhënave zyrtare të saj, vetëm 100 milionë usd ndihme reale për biznesin. Kështu, ndihma reale ndaj sektorëve prodhues, atij të turizmit, agrobujqësor dhe eksporteve, është pothuajse zero. Ndërkaq, borxhi i marrë prej qeverisë për të përballuar pandeminë, vetëm gjatë gjashtë muajve të fundit arrin në afërsisht 1,1 miliardë euro. Në klimën e një trasparence zero të kaosit qeveritar, askush nuk e di për çfarë do të përdoret ky borxh i ri publik, veçanërisht tani që borxhi total publik ka kaluar edhe limitin e papërballueshëm të shifrës 90%”, thote Bozdo.

Ne vijim Bozdo ka deklaruar se 100 milionë euro përfaqësojnë ndihmën më të ulët të dhënë ndonjëherë për ekonominë, nga të gjitha qeveritë e vendeve që po vuajnë pasojat e pandemisë.

Qeveria Rama ka shenuar një rekord tjetër negativ:

Në tre vitet e fundit, në harkun kohor 2018-2020, të gjitha raportet ndërkombëtare dhe vendase mbi gjëndjen e ekonomisë dhe klimën e biznesit në vend janë thellësisht negative dhe me prirje për tu përkeqësuar edhe më tej. Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, i Dhomës Gjermane, i Dhomës Italiane, “Doing Bussines” i Bankës Botërore, “Economic Freedom” i Heritage Foundation, raportet e Bankës së Shqipërisë, raportet periodike të FMN, raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, etj, i mëshojnë faktit se jo vetëm që investimet e huaja kanë shterruar, por edhe se Shqipëria vuan nga taksat e larta dhe korrupsioni i thellë, politizimi i skajshëm dhe mungesa e profesionalizmit të administratës publike, si dhe braktisja e vendit nga fuqia punëtore e kualifikuar./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY