Basha flet për situatë të rëndë: Nevojitet urgjent një plan i detajuar...

Basha flet për situatë të rëndë: Nevojitet urgjent një plan i detajuar për pandeminë dhe krizën ekonomike, koha s’pret

65
0
Shares

Kryedemokrati Lulzim Basha iu ka drejtuar një mesazh qytetarëve duke iu referuar situatës që po kalon vendi. Basha shkruan se kryeministri nuk ka asnjë plan për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë, asnjë strategji për pandeminë, asgjë përveç propagandës dhe heshtjes apo sulmeve trashanike ndaj çdokujt, që kërkon transparencë dhe veprim.

Ai thotë se shqiptarëve vazhdon t’ju mungojë informacioni se si është gjendja në spitale, sa teste, sa shtretër, sa aparate respiratore dhe medikamente janë në dispozicion për të infektuarit nga COVID-19 dhe për qytetarët që vuajnë nga sëmundje të tjera.

“Në këtë situatë të rëndë, një kryeministër dhe një qeveri e përgjegjshme nuk do ishin përthithur në qejfet e veta dhe pushime luksoze, por do të merreshin seriozisht me pandeminë dhe krizën ekonomike. Sot qytetarët kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje konkrete. Për këtë nevojitet urgjentisht një plan i detajuar për përballimin e situatës së pandemisë, ndihmë reale për gjithë familjet në nevojë, për të përballuar krizën ekonomike, si edhe një rrugëzgjidhje për arsimin, në kushtet kur prindërit dhe nxënësit kërkojnë qartësi së çfarë do të bëhet në shtator me shkollat. Koha nuk pret!”, shkruan lideri i PD, Basha.

PROBLEMET SIPAS BASHES:

-Numri i testimeve vazhdon të jetë i pamjaftueshëm. Shumë qytetarë që kanë patur kontakt apo familjarë të prekur nga virusi, u refuzohet testimi. Si në asnjë vend tjetër nuk ka asnjë transparencë për kushtet apo mënyrën e trajtimit të qytetarëve, që kurohen në Spitalin Infektiv apo te “Shefqet Ndroqi”. Situata është katastrofike në rrethe, ku të infektuarit e kanë të pamundur të marrin trajtim shëndetësor dhe ju duhet të blejnë vetë edhe aparaturat për oksigjenoterapi.

-Censura për atë ç’ka po ndodh realisht, gënjeshtrat e përsëritura për hapjen e spitaleve të reja COVID, pamjet e rënda të familjarëve që sigurojnë aparatura dhe medikamente për të afërmit e tyre të shtruar në spital, janë pasqyra e qartë e dështimit të qeverisë përballë pandemisë.

-Për të mos prekur paratë që shkojnë për tenderat dhe koncesionet korruptive, nuk u morën masa për pajisjen e strukturave spitalore me aparaturat e nevojshme. Shqipëria ka sot shpenzimet më të ulëta për shëndetësinë nga gjithë shtetet e Europës Juglindore. Ndërkohë kryeministri ndan miliona euro më shumë për klientët e tij.

-Mosplotësimi i nevojave për aparatura e mjetet e nevojshme të strukturave spitalore, ka vënë në rrezik dhe jetën e mijëra qytetarëve të prekur nga sëmundje të ndryshme, që nuk po marrin shërbimin e nevojshëm shëndetësor.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY