Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BLEDI KASMI/ Armiku i protestës

01/10/2016
BLEDI KASMI/ Armiku i protestës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Opozita dhe Shoqëria Civile diku do të duhej të kishin një pikëtakim, ndonëse secila në rrugën e saj dhe secila në të drejtën e vet. Termi opozitarizëm mund t’i kalojë caqet e një opozite politike, por në të gjitha rastet, opozitarizmi i papërfaqësuar politikisht i rrit jetëgjatësinë të keqes së përbashkët të të dyve.
Ata mijëra përfaqësues që protestonin kundër importit të plehrave dhe që ishin të majtë dhe të djathtë kishin një emërues të përbashkët mes tyre. Përgjatë tre orëve të protestës nga fillimi dhe deri në mbarim të saj, protestuesit mbanin në duar një karton të kuq.
Ai karton i kuq u bë edhe simboli i protestës së djeshme dhe të gjithë e dinë se ai në gjuhën sportive nxjerr jashtë loje atë që ka thyer rregullat. Nëse këtë veprim do ta bënte vetëm opozita, atëherë ky do të nënkuptohej si një gjest thjesht dhe vetëm politik ndaj Kryeministrit. Në protestën e djeshme këtë nuk e bëri opozita. Këtë e bëri Shoqëria Civile me mbështetjen e opozitës.
Domethënia është e qartë. Ata mijëra të majtë që dje ishin një pjesë mjaft e rëndësishme e protestës i nxorën kartonin e kuq Kryeministrit njësoj si ata mijëra të djathtë që ishin në të njëjtin bulevard.
Askush kur doli në protestë nuk kërkoi kartën e anëtarësisë politike të njërit protestues apo të tjetrit. Ishte një bashkim qytetar për një interes kombëtar dhe me një kundërshtar të qartë përballë.
Kjo nuk ka ndodhur shpesh në historinë tonë. Këto janë lëvizje shoqërore, të cilat i kalojnë caqet politike dhe kthehen në një uragan popullor kur drejtohen nga njerëz kurajozë dhe këtyre lëvizjeve nuk mund t’i rezistojë asnjë regjim sado kriminal të jetë.
Kjo ndodhi edhe me armët kimike dhe zbythi po këtë Kryeministër që kishte vetëm tre muaj në karrigen e pushtetit dhe rrihte gjoksin për 1 milionë shuplakat.
Rama e ndjen frikën e këtij bashkimi popullor që po ndodh dhe po vjen, ndaj leitnantët e tij të krimit në pushtet janë turrur të kërcënojnë me forma të ndryshme presionesh shumë nga ata që ishin dje në protestë.
Disa prej tyre janë thyer, duke hëngër turpin me bukë, por shumë të tjerë ishin dje në të njëjtin vend ku ishin edhe kur protestonin ndaj qeverisjes së PD për të njëjtin motiv.
Dje ishte vetëm fillimi i kësaj lëvizjeje, e cila në ditët e ardhshme do të marrë dimensione të reja. As Shoqëria Civile dhe as opozita nuk kanë pse kompleksohen nga ideologjia kanceroze e ulokëve të pushtetit se njëra po i shërben interesave të tjetrës apo anasjelltas.
Secili është në të drejtën e vet dhe secili ka rrugën dhe detyrimet e veta ndaj shoqërisë në këtë betejë kundër mafies së importit të plehrave. Armiku i vetëm i kësaj lëvizjeje shoqërore që nisi dje me protestën është helmi i përçarjes që Rama po e sponsorizon me hir dhe me pahir për të shpëtuar plehrat dhe për ta kthyer më pas vendin në gropën septike më të madhe të Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

Policia e Vlorës paketon për në Spanjë Kananaj, pse po kërkohet nga Madridi

06/05/2026
Ceremoni për nderimin e Servet Pëllumbit, përcillet me mirënjohje e respekt për në banesën e fundit

Ceremoni për nderimin e Servet Pëllumbit, përcillet me mirënjohje e respekt për në banesën e fundit

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

Policia e Vlorës paketon për në Spanjë Kananaj, pse po kërkohet nga Madridi

06/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.