DETAJE/ Vrasja në Elbasan, shoqërohen 9 persona

DETAJE/ Vrasja në Elbasan, shoqërohen 9 persona

54
0
Shares

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje për ngjarjen e mbrëmshme te stacioni i trenit, në këtë qytet.
Sipas policisë, mësohet se gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dy gëzhoja,  kalibër 7.65 mm.
Nga ana tjetër policia bën të ditur se policia ka shoqëruar 9 persona si të dyshuar apo që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Ngjarja e mbrëmshme ndodhi në afërsi të stacionit të trenit, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Erion Millo,  37 vjeç, banues në Elbasan.
Grupi hetimor, pas marrjes së njoftimit mbërriti menjëherë në vendngjarje për kryerjen e  veprimeve hetimore dhe proçeduriale.
Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan po punojnë intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja  pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 78 dhe 278/3 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY