Sulmi ndaj hotelit në Drilon/Shkon në 7 numri i të arrestuarve, kapet...

Sulmi ndaj hotelit në Drilon/Shkon në 7 numri i të arrestuarve, kapet organizatori që synoi vrasjen

166
0
Shares

Policia e Shtetit ka njoftuar para pak minutash se ka shkuar në shtatë numri i të arrestuarve për të shtënat dhe terrorin në një hotel në Pogradec.

Në kuadër të këtij operacioni është bërë i mundur arrestimi i organizatori tjetër i ngjarjes së ndodhur në Tushemisht, ekzekutori i saj dhe një bashkëpunëtor i tyre.

U kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

• Meardi Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës);

• Anterio Kaloshi, 29 vjeç, banues në Lushnjë (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës);

• Ervin Kalaja, 40 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”).

Ekzekutori i ngjarjes, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve në Lushnjë, si dhe për vjedhjen me dhunë të një automjeti në Korçë.

Sipas policisë në lidhje me këtë ngjarje është bërë i mundur arrestimi i Meardi Berberi, 34 vjeç, Anterio Kaloshi, 29 vjeç dhe Ervin Kalaja, 40 vjeç.Arrestimi i tyre është bërë në zonën e  Linzës, Tiranë, në garazhin e shtetasit Ervin Kalaja, i cili dyshohet se ka përkrahur pas kryerjes së krimit, shtetasin Meardi Berberi, duke i mundësuar kushte dhe mjete për jetesë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, këtyre shtetasve iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 thikë, krehra, sasi municioni luftarak, të cilat i posedonin pa leje, dokumente të dyshuara si të falsifikuara, sasi monetare në lek dhe euro.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY