VIDEO/ Pamja e rende kur polici e ze per fyti nje vajze...

VIDEO/ Pamja e rende kur polici e ze per fyti nje vajze pasi nuk kishte maske

68
0
Shares

Një polic në Melburn të Australisë dhunoi në mënyrë mizore një 21-vjeçare pasi ajo nuk mbante maskë në rrugë.

Video me pamjet e dhunshme është postuar nga “The Guardian”. Aty shihet sesi efektivi i vë duart në fyt vajzës dhe më pas e shtrin në tokë për ta prangosur. 21-vjeçarja dëgjohet që bërtet dhe i kërkon policit ta lirojë sepse po e mbyt.

“Po më mbysni”, dëgjohet të thotë ajo. Edhe një burrë që ishte dëshmitar i kërkoi policit të mos e rrahë të renë. “Lëreni atë, seriozisht per nje maske e beni kete”, i drejtohet ai efektivit. Nderkohe vajza godet me shqelm nje police femer duke e share “kurve”.

Për ngjarjen, reagoi edhe policia. Sipas njoftimit, polici protagonist po patrullonte në orën 17.00 kur pa vajzën pa maskë. Ai vendosi ta arrestojë atë pasi ajo nuk pranoi t’i jepte emrin dhe mbiemrin.

Në Melburn është e detyrueshme të mbash maskë nëse del jashtë shtëpisë.

Gjoba që merret nëse e shkel një rregull të tillë është 120 euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY