E gjithë familja e të riut ishte me koronavirus, zbardhet dëshmia e...

E gjithë familja e të riut ishte me koronavirus, zbardhet dëshmia e infermieres që kujdesej për 29-vjeçarin

247
0
Shares

Efektivë të komisariatit numër 1 në kryeqytet kanë marrë në pyetje disa  pjesëtarë të stafit mjekësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”, pas ngjarjes së rëndë, që ndodhi mesnatën e sotme, ku një i ri u hodh nga kati i 3 i godinës dhe si pasojë gjeti vdekjen.

Mes bluzave të bardha, ka dëshmuar edhe infermierja që prej ditësh kishte ndjekur pacientin 29 vjeçar nga Durrësi.

Burime pranë policisë, shkruan ABc news, thane se infermjerja ka deklaruar se nuk ka vënë re ndonjë shqetësim nga i riu. Ajo ka treguar më tej se kishte lëvizur nga dhoma për të marrë një medikament dhe kur ishte kthyer kishte vënë re dritaren e hapur dhe menjëherë kishte lajmëruar kolegët e saj.

Më herët, përmes një reagimi, spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” konfirmoi se i riu ishte me COVID-19 dhe po trajtohej prej 4 ditësh, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

Nderkaq po keto burime, bejne me dije  se familja, babai, nëna dhe gjyshja e të riut kishin rezultuar pozitiv me koronavirus dhe ishin vetëizoluar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY