Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, ngacmoi seksualisht pacienten në spital

Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, ngacmoi seksualisht pacienten në spital

186
0
Shares

Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Numan Baliq, është përfshirë përsëri në një skandal seksual.

Kësaj radhe, nderkohe qe ishte në vendin e tij të punës në Spitalin e Pejës, ai dyshohet se ka ngacmuar një 23-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar në spital me vajzën e saj, raporton Express.

Një nënë 23-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar në repartin e Ortopedisë në Spitalin e Pejës, është ankuar se është sulmuar seksualisht nga mjeku i këtij spitali, Numan Baliq.

Këtë e kanë konfirmuar burime të Express brenda Policisë së Kosovës.

Ka hyrë në repart, gruaja e ka pasur vajzën te shtruar prej 16 ditësh. Mjeku i ka thënë duhet të vish në zyrë për një aparat, pastaj ka filluar ta ngacmojë me fjalë dhe ka filluar ta prek në trup. Ajo ka thirrur sigurimin dhe policinë”, kanë thënë këto burime.

Ish-ministri Numan Baliq kohë më parë ishte liruar nga akuza për ngacmim seksual ndaj një punonjëse në spitalin ku punon.

Prokuroria Themelore e Pejës kishte ngritur aktakuzë për këtë vepër ndaj Baliqit, pasi ai dyshohej se nga muaji gusht i vitit 2018 në vazhdimësi e ka ngacmuar një praktikante në Spitalin Rajonal të Pejës, shkruan KP-ja.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY