I grabitin makinën luksoze dhe 6 mijë franga pushuesit, pranga disa personave...

I grabitin makinën luksoze dhe 6 mijë franga pushuesit, pranga disa personave në Durrës, dy me precedent penalë

94
0
Shares

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndjekja”.

Ata dyshohet se janë autorët e grabitjes nën kërcënimin e armës, të një automjeti luksoz dhe 6000 frangave një shtetasi me banim në Zvicër, i cili kishte ardhur për pushime në Durrës.

Gjatë operacionit u bllokua në cilësinë e provës materiale mjeti i vjedhur.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit ne në afërsi të një marketi te Shkëmbi i Kavajës, një shtetasi me banim në Zvicër i kishin marrë mjetin nën kërcënimin e armës dhe ishin larguar, menjëherë organizuan punën dhe falë reagimeve të shpejta e profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndjekja”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasve:

K. R., 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, pasi në vitin 2013, në qytetin e Vlorës, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin S. P. dhe ka plagosur me thikë shtetasin Sh. D.

H. S., 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Vrasja” dhe në Shqipëri për veprat penale “Vjedhja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Dy shtetasit, për t’i shpëtuar Policisë, kanë braktisur mjetin dhe janë larguar, por janë kapur bashkë me shtetasin G. D., pas ndjekjes dhe punës profesionale të kryer nga shërbimet e Policisë.

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjetin e shtetasit B. F., si dhe po punohet për gjetjen e shumës së frangave të vjedhura nga dy shtetasit e arrestuar.

Durrës Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Ndjekja".I vodhën nën kërcënimin e armës, automjetin luksoz dhe 6000 franga një shtetasi me banim në Zvicër, i cili kishte ardhur për pushime në Durrës, por përfundojnë në prangat e Policisë.Falë reagimit profesional dhe në kohë të shërbimeve të DVP Durrës dhe Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit u kapën dhe u vunë në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe në fushën e vjedhjes së pronës.Gjatë operacionit u bllokua në cilësinë e provës materiale mjeti i vjedhur.Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit ne në afërsi të një marketi te Shkëmbi i Kavajës, një shtetasi me banim në Zvicër i kishin marrë mjetin nën kërcënimin e armës dhe ishin larguar, menjëherë organizuan punën dhe falë reagimeve të shpejta e profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar "Ndjekja", bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasve:K. R., 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale "Vjedhja" dhe "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese" mbetur në tentativë, pasi në vitin 2013, në qytetin e Vlorës, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin S. P. dhe ka plagosur me thikë shtetasin Sh. D. H. S., 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale "Vrasja” dhe në Shqipëri për veprat penale “Vjedhja” dhe "Armëmbajtja pa leje".Në vijim të veprimeve u arrestua dhe shtetasi G. D., 42 vjeç, banues në Durrës.Shtetasit H. S. dhe K. R. dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, nën kërcënimin e armës, i kanë marrë automjetin tip "Audi Q5" dhe 6000 franga zvicerane, shtetasit B. F., 33 vjeç dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të Kavajës ku kanë kërkuar ndihmën e shtetasit G. D., për t’i ndihmuar që të fshihnin makinën pasi po i ndiqte Policia.Dy shtetasit, për t’i shpëtuar Policisë, kanë braktisur mjetin dhe janë larguar, por janë kapur bashkë me shtetasin G. D., pas ndjekjes dhe punës profesionale të kryer nga shërbimet e Policisë.Gjatë operacionit shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjetin e shtetasit B. F., si dhe po punohet për gjetjen e shumës së frangave të vjedhura nga dy shtetasit e arrestuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 13 août 2020

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY