Dalin fotografitë e 29-vjeçarit të vetëvrarë te COVID 2, është djali i...

Dalin fotografitë e 29-vjeçarit të vetëvrarë te COVID 2, është djali i stilistes së njohur

596
0
Shares

Xhino Koça ndodhej i shtruar në spital prej disa ditësh pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa në rrethana ende tronditëse mëngjesin e sotëm në orën 04:30 u hodh nga kati i tretë i spitalit.

Xhino është djali më i vogël i dy prindërve të njohur nga Durrësi, stilistes Lira Koça dhe kreut të Njësisë Administrative nr.2 Leonard Koça, raporton `DurrësiLajm`, i cili ka publikuar edhe disa foto të familjes dhe të të ndjerit.

Ngjarja tragjike ka shokuar opinionin publik durrsak. Policia ndërkohë informon se vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka ende një reagim publik mbi këtë rast.

Spitali “Shefqet Ndroqi” mbajti një reagim në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

“Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.I riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar. Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente. Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë”, thuhet në njoftimin për shtyp.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY