Foto Ilustruese
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të M. K. 17 vjeç, banues në Durrës, Xh. A. 17 vjeç, banues në Durrës dhe A. N. 14 vjeç, banues në Durrës.
Procedimi ndaj tyre filloi sepse dje ka bërë kallëzim shtetasi turk T. G. 17 vjeç, banues përkohësisht në lagjen Nr. 13, pasi para dy muajsh te tre këta shtetas kanë bërë vepra të turpshme me shtetasin turk.
Për këtë është njoftuar Ambasada Turke në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vepra të turpshme”parashikuar në nenin 108 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/