Shullazi në izolim 41-BIS, avokati i tij letër Metës, Ramës e Ruçit,...

Shullazi në izolim 41-BIS, avokati i tij letër Metës, Ramës e Ruçit, ja çfarë kërkon

150
0
Shares

Avokati i Emiliano Shullazit, Vladimir Meçi i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi  dhe Presidentit të republikës Ilir Meta për izolimin e tij.

Ai ka theksuar se ndaj tij është vepruar me padrejtësi. Meçi shprehet se Shullazi mbahet padrejtësisht i izoluar.

“Urdhri i Ministrit të Drejtësisë, si në firmë edhe në përmbajtje kundra ligjshëm dhe abuziv dhe ne e kemi kundërshtuar tashmë gjyqërisht për këto kundraligjshmëri.

Ligji 108/2018 i miratuar me urgjencë, në vigjilje të ndërrimit të viteve, paraqet një sërë problemesh” shton më tej avokati Meçi.

Po ashtu ai kërkon rishikim të aplikimit të ligjit:

Nuk është asnjëherë e vonuar apo e tepërt të pranohet që ekzistojnë mangësi në një proces të hartimit e zbatimit të ligjit, apo që nuk janë marrë në konsideratë Aktet e marrëveshjet ndërkombëtare. Aq më tepër nuk është e vonuar apo e tepërt të rishikohet një gjendje e caktuar ligjore apo edhe e mënyrës së aplikimit të ligjit, kur kjo është në funksion të humanizmit, drejtësisë, barazisë para ligjit dhe distancimit nga politika që shpien në trajtime çnjerëzore, degraduese e me tipare të torturës”, thuhet në letër.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY