EMRI/Kthehej nga Brukseli për pushime, kapet në Muriqan vlonjati i kërkuar nga...

EMRI/Kthehej nga Brukseli për pushime, kapet në Muriqan vlonjati i kërkuar nga Interpoli

146
0
Shares

Kapet në Muriqan një shqiptar i kërkuar për llogari të drejtësisë italiane.

44-vjeçari Elton Isufi alias Mateo Meto, i dënuar në Itali me 11 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve është vënë në pranga nga Policia Kufitare.

44-vjeçari po kthehej nga Brukseli për në Vlorë, ndërsa mësohet se ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Bari, në vitin 2014.

“Gjykata e Apelit Bari, në vitin 2014 e ka dënuar me 11 vjet burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i armëve” parashikuar nga Kodi Penal Italian”,-njofton policia.

Ndërkohë materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qellim ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY