VENDIMET/ Ndryshojnë rregullat në PS, por Rama bën përjashtim për Tahirin

VENDIMET/ Ndryshojnë rregullat në PS, por Rama bën përjashtim për Tahirin

52
0
Shares

Asambleja e Partisë Socialiste ka miratuar dje 10 vendime, kryesisht rregullore të funksionimit të brendshëm. Një ndër vendimet më të rëndësishëm është edhe miratimi i Kodit Zgjedhor në PS. Ky kod rregullon të gjitha procedurat zgjedhore brenda partisë, me një hollësi sikundër Kodi Zgjedhor për zgjedhjet lokale dhe parlamentare.
Disa ndryshime të rëndësishme ka pësuar ky kod partiak në një prej neneve të tij, duke bërë një përjashtim për rregullat e zgjedhjes së kryetarëve të degëve të partisë për çdo bashki. Neni 27 saktëson se funksioni i kryetarit, sekretarit dhe punonjësit të aparatit të partisë të baskisë është i papajtueshëm me funksionin e ministrit, të zëvendësministrit, të prefektit si dhe me funksionet e deputetit, të kryetarit të këshillit të qarkut, të kryetarit të bashkisë apo të administratorit të njësisë administrative, etj.
Por për rastin e Bashkisë Tiranë, për shkak të specifikës që ajo ka, është bërë një përjashtim. Në Tiranë, në këtë fazë ende nuk është zgjedhur në kryetar i ri dege, dhe këto funksione i kryen ende ministri i brendshëm, Saimir Tahiri. Të qenit ministër nuk do ta pengojë me sa duket Tahirin të vijojë këtë detyrë pasi kodi zgjedhor socialist ka bërë përjashtime vetëm për këtë bashki.

Ja çfarë thotë neni 27
“Funksioni i kryetarit, sekretarit dhe punonjësit të aparatit të partisë të baskisë:
1. Është i papajtueshëm me funksionin e ministrit, të zv/ministrit, të prefektit si dhe me funksionet e deputetit, të kryetarit të këshillit të qarkut, të kryetarit të bashkisë apo të administratorit të njësisë administrative dhe me funksione të tjera që ndalohen me ligj.
2. Me vendim të Kryesisë së Partisë kryetari i partisë i bashkisë Tiranë  mund të jetë deputet / anëtar i kabinetit qeveritar.
3. Për çdo rast kërkohet pëlqimi dhe zgjedhja e njërës nga detyrat. Me emërimin ose zgjedhjen në detyrën tjetër, jepet dorëheqja nga detyrat partiake.
4. Forumet përkatëse të partisë, në përputhje me normat e Statutit, bëjnë zgjedhjen e drejtuesve të rinj jo më vonë se dy muaj nga dita e dorëheqjes ose largimit të drejtuesve të mëparshëm”.

 

Vendimet e miratuara në Asamble

Diskutimi dhe miratimi i projekt-rregulloreve në zbatim të Statutit të Partisë:
Rregullore: Mbi organizimin e funksionimin e Asamblesë Kombëtare të PS;
Rregullore: Sekretariati Ekzekutiv i Partisë Socialiste;
Rregullore: Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës;
Rregullore: Kryefinancieri, financierët dhe Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare;
Rregullore: Për votëbesimin në parti;
Rregullore: Dokumentacioni në parti dhe administrimi i tij:
Manuali i Organizimit Elektoral të PS;
Kodi i Zgjedhjeve në Parti;
Kodi i Etikës në Parti;

Vendim: Për kuotizacionin e anëtarësisë së partisë për vitin 2016

Kuota që duhet të paguajnë anëtarët e PS sipas kategorisë:

1. Studentë, nxënës shkolle, pensionistë, të papunë, punonjës fshati: 50 lekë  
2. Të punësuar në aktivitetin e vogël privat: 100 lekë
3. Kryepleqtë: 200 lekë
4. Të punësuar si specialistë në administratën vendore: 500 lekë
5. Drejtues të institucioneve në nivel vendor dhe administratorët në njësitë administrative: 1000 lekë   
6. Kryetarët e bashkisë, të këshillave të qarqeve, prefektët: 3000 lekë
7. Nën kryetarët e bashkisë, nënprefektët, drejtuesit e institucioneve rajonale: 2000 lekë
8. Anëtarët e këshillave të bashkive, të këshillave të qarqeve: 1000 lekë
9. Të punësuar si specialistë në administratën qendrore: 1000 lekë
10. Drejtues  në institucionet qendrore (zëwvendësministrat, drejtorë të drejtorive në ministri,drejtues të  kompanive publike etj): 3000 lekë
11. Deputetët dhe ministrat socialistë: 6000 lekë
12. Biznesmenë: 6000 lekë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY