EMRAT/ OFL zbarkon në Lezhë dhe Kurbin, formular 4 të dënuarve

EMRAT/ OFL zbarkon në Lezhë dhe Kurbin, formular 4 të dënuarve

95
0
Shares

peracioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në Lezhë dhe Kurbin. OFL u ka dërguar formularin e vetëdeklarimit katër personave të akuzuar për vepra të rënda penale.

Formulari u është dërguar: Kastriot Lalaj, Mark Lleshi, Agron Selmani, Arjan Ndoci.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-K. L., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim;

-M. Ll., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

-A. S., banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”;

-A. N., banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”,-njofton OFL.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY