Detaje nga atentati në Elbasan, vrasësit u tradhtuan nga ADN e Regis...

Detaje nga atentati në Elbasan, vrasësit u tradhtuan nga ADN e Regis Runajt

160
0
Shares

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Regis Runajt në Elbasan. Eshte ADN-ja ajo e cila ka zbuluar vrasesit.

Sipas gazetares, Klodiana Lala, nga hetimet rezulton se Runaj po ecte në motor me Xhuljo Hoxhajn. Kur janë afruar tek varrezat, ekzekutori i ka kërkuar Runajt të ndalonte shpejtësinë dhe e ka goditur me thikë pas shpine. Pastaj e ka goditur dhe 26 herë të tjera.

Ndonëse motorrin e ka larë në lavazh, gjurmët e gjakut të viktimës janë gjetur aty.

Në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit, dy të dyshuarit Xhuljo Hoxhaj dhe Euglen Halilaj shfaqen në kamera sigurie te palestra e viktimës 3- 4 ditë përpara ngjarjes. Ata mendohet se kanë informuar më pas ekzekutorin. Të dy shfaqen ne kamera përballë shtëpisë së Ramazanit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY