Shënoi 100 ditë pa koronavirus, por sot vendi rikthehet sërish në karantinë...

Shënoi 100 ditë pa koronavirus, por sot vendi rikthehet sërish në karantinë totale

141
0
Shares

Ndër vendet e pakta që gjatë këtyre muajve mund të radhiteshin si shembuj virtuoz të luftës ndaj pandemisë së koronavirusit, kjo ishte Zelanda e Re.

Ishulli pranë Australisë regjistronte një rekord prej 100 ditësh pa asnjë rast të brendshëm me COVID-19, përtej pak rasteve të izoluara në korrik nga bashkatdhetarë që ishin kthyer nga jashtë.

Por sot kryeministrja Jacinda Ardern ka urdhëruar një karantinë të re në ishull, të paktën deri të premten, që parashikon mbylljen e çdo lokali dhe biznesi si dhe detyrimin për qytetarët të rrinë në shtëpi, përtej rasteve të domosdoshme.

Vendimi drastik vjen pasi autoritetet kanë zyrtarizuar të paktën 4 raste të brendshme me COVID-19, burimi i të cilëve nuk është ende i përcaktuar.

“Kemi shpresuar vërtet që mos të riktheheshim në këto pozita, por jemi të përgatitur”, deklaroi Ardern, që në qershor shpalli vendin e saj si të “pastruar” nga rastet me COVID-19.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY