KRESHNIK SPAHIU/ Plehrat nuk pastrohen me protesta paqësore

KRESHNIK SPAHIU/ Plehrat nuk pastrohen me protesta paqësore

67
0
Shares

Dje ndodhesha në Prishtinë dhe nuk pata fatin të merrja pjesë në protestën e Tiranës. Isha në Prishtinën e cila na ka mësuar si luftohet për liri. Liria nuk është e lirë por ka një çmim të lartë.
Nga Prishtina ndoqa on-line protestën e mijëra qytetarëve dhe eksponentëve të shkëlqyer të shoqërisë civile. Atje ndoqa Aulonin, Adriatikun, Kozarën, Sazanin, Besianin e shumë djem e vajza të shkëlqyer dhe paralelisht ngërdheshjen e tallje kryeministrit i cili si zakonisht pushtoi mediat me hapësirat televizive.
Ata protestuan dhe pas 30 minutash shkuan për të na lënë sërish të okupuar nga arroganca. Folën e folën por nuk i dëgjoi askush.
Nga Prishtina e Adem Jasharit e kuptova që asgjë su kry. Nga Prishtina e ndjeva që paqësisht asgjë s’do ndryshoj as sot dhe as mot. Kosova nuk e fitoi lirinë e saj paqësisht as për një shekull.
Andaj çdo shqiptar i madh e i vogël duhet të kuptoj që arroganca, prepotenca dhe mafia shtetërore nuk rrëzohen me kartona të kuq por me skuqje tym e flak të zyrave të gangsterëve pikërisht atje në bulevardin e “Dëshmorëve të Kombit”.
Revolucionet janë jetike për kombet që janë të paaftë të ndryshojnë paqësisht dhe kundër qeverive që s’numërojnë votën!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY