SPAK kërkon sekuestrimin e pasurisë së ish-të dashurit të Viola Spiros

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurisë së ish-të dashurit të Viola Spiros

240
0
Shares

Ditën e sotme, SPAK ka sekuestruar me kërkesë të autoriteteve holandeze një numër të madh pronash në pronësi të vëllezërve Selaj, të cilët janë të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni.

Selaj ka qenë njëkohësisht edhe ish-i dashuri i moderatores shqiptare Viola Spiro. Vëllezërit Selaj janë të njohur jo vetëm për publikun shqiptar, por edhe në mediat italiane. Valentin Selaj, që njihet ndryshe edhe si ish-i dashuri i moderatores Viola Spiro ka qenë ‘koka’ e grupit të trafikut të drogë, të cilët transportonin kokainë nga Amerika e Jugut, në Roterdam e më pas në Firence.

Ai u zbulua nga një hetim i gjatë që u krye nga 4 femra, dy prokurore të Amsterdamit, një oficere e sektorit investigativ në Holandë dhe një tjetër në Itali.

Selaj ra në prangat e policisë italiane, nga një operacion i përbashkët ku u kap një ton drogë, pas hetimeve në Firence, Amsterdam dhe Roterdam.

Nga verifikimet e kryera nga SPAK ka rezultuar se shtetasi Valentin Selaj dhe personat e lidhur me të Valentin Vasil SELAJ, Vasil Gjergj SELAJ, (babai i Valentinit), Leze Kolë SELAJ, (nëna e Valentinit) dhe Aleks Vasil SELAJ alias Ardian Vasil SELAJ, (vëllai Valentinit), kanë në Shqipëri disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme që janë banesa, troje, toka bujqësore, llogari bankare dhe mjete motorike.

Ndërsa më herët, vëllezërve Selaj i  janë sekuestruar 7 ambjente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant; 4 ambjente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila); 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2 dhe 9 automjete luksoze.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY