Covid, humb jeten ne moshe ende te re pedagogu i Universitetit Politeknik

Covid, humb jeten ne moshe ende te re pedagogu i Universitetit Politeknik

552
0
Shares

Megjithese ne nje moshe ende te re, ai nuk ia doli ne betejen me covid 19z

Pedagogu i Universitetit Politeknik në Tiranë, Klement Qerimi ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus pas intubimit në spitalin Covid.

Qerimi ishte një profesor inxhinierie në Universitetin Politeknik nderkohe qe sherbente edhe si pastor. Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit dhe miqtë e tij në rrjetet sociale.

Klement Qerimi doli në media pas tërmetit të 26 nëntorit, ku fatkeqësisht përveç shkatërrimit të banesës, humbi edhe shikimin.

Postimi i pedagogut Sander Kovaci:

– Të nderuar miq e kolegë! Me pikëllim të thellë morëm vesh humbjen e jetës së kolegut tonë, profesorit të UPT, Klement Qerimi, si rezultat i Covid-19, pa mbushur 48 vjeç!

– Do ta kujtojmë prof. Klementin për përkushtimin në mësimdhënie por dhe si veprimtar i shquar shoqëror duke qenë dhe anëtar i Kryesisë së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH). Në vijën e parë të Lëvizjes së Dhjetorit ’90, por dhe mbështetës i të gjitha lëvizjeve të studentëve e pedagogëve më ’98, 2001, 2004 dhe 2018.

– Klementi ishte dhe një mjeshtër i fjalës, ai si pastor percolli Fjalën e Zotit tek ndjekësit e tij dhe të kishës
.
-Si një njeri jokonformist, ai nuk u pajtua kurrë me padrejtësitë e të çfarëdolloj e çfardo krahu të vinte.

-Klemeti ishte kundërshtar i zgjedhjeve të 30 korrikut në kohë pandemie. Një konkluzion mund të nxjerrim me siguri: – Ministrja Besa Shahini dhe suita pas saj që vendosi të bëhen zgjedhje në universitete në mes të pandemisë janë për burg!

– Për një pedagog të ndershëm si Klement Qerimi, ky shtet nuk mundi të gjejë një strehim, por jetoi për mbi 20 vite në godinat e qyetit studenti me bashkëshorten dhe fëmijët, derisa u nxorën me forcë nga bashkia e Tiranës, nën pretekstin se godina ishte dëmtuar nga tërmeti, pa u siguruar një strehë alternative. Ky është një TURP! – I bëjmë thirrje bashkisë dhe Kryetarit Veliaj që të sistemojë familjen e Klemtentit.

Më këtë rast në emrin tim por dhe të SPUSH-së, u dërgoj ngushëllimet më të thella familjes, bashkëshortes, fëmijëve, prindërve dhe të afërmve të tjerë të profesor Klementit! Shpirti i tij u prehtë në paqë!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY