Shqiptarët nuk heqin dorë nga zakonet dhe dasmat, gjobiten pronarë lokalesh në...

Shqiptarët nuk heqin dorë nga zakonet dhe dasmat, gjobiten pronarë lokalesh në Tiranë

102
0
Shares

Policia e Tiranës po vijon me gjobat në varësi të kufizimeve të vendosura në kuadër të situatës së Covid-19.

Mësohet se janë ndëshkuar me gjobë 3.000.000 lekë dy shtetas dhe me 1.000.000 lekë një tjetër, pasi u konstatua duke zhvilluar ceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

“Ndëshkohen me nga 3.000.000 lekë gjobë dy shtetas dhe me 1.000.000 lekë një tjetër, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar dy ambiente në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë u kanë vendosur pronarëve të subjekteve, shtetasve A. C. dhe E. S., masën administrative 3.000.000 lekë secilit”,-njofton policia.

Sakaq, Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY